image Vendosja e reciprocitetit, Bislimi: Ka tendencë për përshkallëzim të situatës

Politikë

Vendosja e reciprocitetit, Bislimi: Ka tendencë për përshkallëzim të situatës

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se vendimi i sotëm për reciprocitet për targat nuk ka të bëjë asgjë me qytetarët serbë.

Ai ka thënë që vendimi ka të bëjë vetëm me automjetet që hyjnë nga Kosova.

Vendimi është kundër serbëve, por është për zbatimin e marrëveshjes. Masa nuk i prek qytetarët në Kosovë, ka të bëjë me veturat që hyjnë nga vendi fqinj. Se cili është plani i atij që po instrumentalizon serbët në Kosovë ne nuk e dimë. Tendencat janë për përshkallëzim të mëtejmë. Vuçiqi nuk ka asgjë të mirë për rajonin, këtë mendim e ndajnë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Bislimi në KTV.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /GazetaSinjali/