image Vendosin sindikatat: Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë - Sinjali

Vendosin sindikatat: Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë

news image

Grevë njëorëshe do të mbajnë të gjithë punëtorët e sektorit publik më 12 maj.

Kjo vjen si shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Ndërkaq më 20 maj do të ketë protestë, ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të enjten.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin