image Vendosin mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, greva vazhdon

Arsim

Vendosin mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, greva vazhdon

news image

Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë pas mbledhjes së mbajtur kanë marrë vendim që të vazhdojnë grevën.

Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së shkollës, ka konfirmuar vendimin e gjimnazit duke sqaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.

 “Ne sot e kemi mbajt një mbledhje meqenë se dje e kem mbajt në Sindikatë mbledhje për me marr mendimin e kolektivit, me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme” ka thë Zogjani për EO, përcjell Sinjali.

“Me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj. Dje në mbledhjen që kemi mbajt në sindikatë e Prishtinës diku mbi 90 për qind e shkollave ishin për me vazhduar greva”.

Kjo mbledhja vjen pasi SBAShK-u u ka kërkuar që të vetojë pro dhe kundër grevës.

/GazetaSinjali/