image Vendoset tendë në oborrin e QKMF-së në Drenas për trajtimin e rasteve të dyshuara me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Vendoset tendë në oborrin e QKMF-së në Drenas për trajtimin e rasteve të dyshuara me koronavirus

news image

Komuna e Drenasit ka vendosur tenda në hapësirat e Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Vendimi është marrë në mbledhjen e Shtabit Emergjent në Komunën e Drenasit, në të cilën u diskutua gjendja aktuale dhe zbatimi i masave preventive të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në këtë mbledhje të Shtabit Emergjent, është marrë vendim që te vendoset një tendë në hapësirat e QKMF-së në Drenas, në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kontrollohen fillimisht në tendë. Shërbimet brenda QKMF-së nuk do të ndalen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Tutje, në njoftimin e komunës thuhet se drejtori i Inspekcionit, Milaim Hajdari, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me inspektimet që janë kryer nëpër bizneset e Drenasit për respektimin e masës së mbylljes së bizneseve sipas vendimit të Qeverisë, mbajtja e higjienës dhe për çmime.

Ndërsa, Komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, ka deklaruar se sa i përket çështjes së sigurisë publike, nuk do të mungojë mbështetja e zyrtarëve policor për 24 orë në shërbim të qytetarëve.

“Komuna e Drenasit, nuk ka ndalur shërbimet me qytetarë, mirëpo, ka marrë masa që shërbimet që ofrohen për qytetarët të jenë të sigurta, por, me staf të reduktuar”, përfundon njoftimi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/komunadrenas/photos/a.441179485977216/2810008449094296/?type=3&theater