Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me Dafina Gexha-Bunjaku, ushturesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, ka vendosur gurthemelin e ndërtimit të Urgjencës së qytetit në Podujevë.
Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7 milion euro, ku organizata financon me 1.1 milion, ndërsa komuna kontribuon me 600,000 euro.
Bulliqi tregoi lokacionin e këtij objekti si dhe u shpreh shumë falënderues ndaj donatorëve.
“Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe kështu ne po bëjmë një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës”, ka thënë ai.
“Falënderoj përzemërsisht organizatën “Qatar Charity” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij megaprojekti”.