image Vendosen ndarjet fizike te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria

Kosovë

Vendosen ndarjet fizike te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria

news image

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka vendosur ndarjet fizike te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria.

Kjo sipas tyre është bërë për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rrethrotullim, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga komuna, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë thënë se vendosja e këtyre ndarjeve fizike do  të ngritë nivelin e sigurisë dhe do të ndihmojë rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës.

“Te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria kemi vendosur ndarjet fizike për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rrethrotullim. Kjo do të ngritë nivelin e sigurisë dhe do të ndihmojë rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Gazeta Sinjali/

Te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria kemi vendosur ndarjet fizike për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në…

Posted by Komuna e Prishtinës on Thursday, June 4, 2020