image Qeveria vendos që të hiqet ora policore për zyrtarët e angazhuar në zgjedhjet e së dielës

Kosovë

Qeveria vendos që të hiqet ora policore për zyrtarët e angazhuar në zgjedhjet e së dielës

news image

Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. E për shkak të pandemisë, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar masat antiCOVID për zyrtarët e angazhuar në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Qeverisë, të dielën iu mundësohet lëvizja e lirë anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesve të procesit zgjedhor. Masa vlen nga e shtuna deri të hënën.

Aktualisht, me masat anti-COVID qytetarët nuk kanë të drejtë qarkullimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim të Qeverisë. /GazetaSinjali/