image Vendos Gjykata në Gjilan, kjo është masa për 24 të dyshuarit për kontrabandë

Drejtësi

Vendos Gjykata në Gjilan, kjo është masa për 24 të dyshuarit për kontrabandë

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit, Rozelinda Manastiri, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 24 të arrestuarit në aksionin e njohur si “Karaçeva”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se kjo masë është caktuar në afat prej 30 ditësh.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për aksionin i cili u zhvillua në disa rajone të Kosovës, cak i të cilit ishin biznese të përpunimit dhe shitjes së mishit të kontrabanduar.

Po ashtu, Gazeta Sinjali ka publikuar eksluzivisht listën e bizneseve dhe biznesmenëve të dyshuar për kontrabandim të kafshëve dhe produkteve të mishit./Gazeta Sinjali/