image Vendimi përfundimtar i Bashkësisë Islame rreth faljes së namazit të Bajramit në shesh

Kosovë

Vendimi përfundimtar i Bashkësisë Islame rreth faljes së namazit të Bajramit në shesh

news image

Namazi i Fitër Bajramit këtë vit nuk do të falet në xhamia as në sheshe, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

“Nuk do të ketë as falje dhe as pritje të Fitër Bajramit, të gjitha aktivitetet për këtë ditë janë anuluar”, ka thënë Sadriu.

Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava para disa ditësh ka diskutuar lidhur me hapjen e xhamive, duke theksuar se duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë./Gazeta Sinjali/