image BIK-u konfirmon vizitën e klerikëve në Hagë

Kosovë

BIK-u konfirmon vizitën e klerikëve në Hagë

news image

Prijësit fetarë të Kosovës nesër do të udhëtojnë drejt Hagës për të vizituar krerët e UÇK-së.

Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas BIK-ut, prijësit fetarë pritet që nesër të zhvillojnë takime me krerët e UÇK-së.

“Prijësit fetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës për t’i vizituar krerët e UÇK-së. Ata pritet që nesër të zhvillojnë takime me ta. Ky delegacion po përbëhet nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji dhe pastori i Kishës Protestante, Artur Krasniqi”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

/GazetaSinjali/