image Vendimi për lirimin e Pajazitajt: Dëshmia e zyrtarit policor jokredibile, Prokurorja e Shtetit s’i përfilli dispozitat ligjore gjatë fazës së hetimit

Drejtësi

Vendimi për lirimin e Pajazitajt: Dëshmia e zyrtarit policor jokredibile, Prokurorja e Shtetit s’i përfilli dispozitat ligjore gjatë fazës së hetimit

news image

Personi i vetëm që dyshohej për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, në muajin prill është liruar nga akuza, me vendim të Gjykatës Supreme. Kjo erdhi pasi mbrojtja e kishte dërguar në këtë gjykatë vendimin e Apelit, përmes të cilit të njëjtit i ishte zbritur dënimi nga burgim i përjetshëm në 35 vjet, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendimin e Supremes, aktgjykimi i  shkallës së parë ka qenë i përfshirë në shkelje të Ligjit penal e të njëjtat shkelje nuk janë mënjanuar as nga gjykata e shkallës së dytë.

Ndër të tjera, thuhet se dëshmia e zyrtarit policor, Alberim Muja, është cilësuar si jokredibile dhe jo e besueshme.

Sipas aktgjykimit, “të gjitha faktet në tërësinë e tyre gjithsesi e bëjnë mjaft të diskutueshëm rolin e A.M. si dëshmitar kredibil dhe i besueshëm, siç e cilësoi gjykata e shkallës së parë dhe kjo duke e ndërlidhur me faktin se ky dëshmitar ishte personi i kyçur në veprime operative të këtij rasti.”

sinjali1
sinjali2

Tutje, në aktgjykim thuhet se Prokurorja e Shtetit, nuk ka përfilluur dispozitat ligjore gajtë fazes së hetimit. Aty përmendet se Naser Pajazitaj ishte dëgjuar si dëshmitar e më pas është përpiluar raporti, ku ka marrë pjesë Prokuroria dhe disa hetues poliovrë.

Kjo qasje është cilësuar si e njëanshme dhe joobjektive.

“Për më tepër, është e diskutueshme qasja e Prokurorisë së Shtetit përkitazi me këtë raport pasi që ishte një qasje e njëanshme dhe tërësisht jo objektive, mjafton të theksohet fakti se në përpilimin e këtij raporti morën pjesë prokuroria e shtetit dhe disa policë hetues, por me këtë rast kishte mbetur e paqartë pozita e personit N.P. pasi që në këtë fazë ishte dëgjuar vetëm si dëshmitar dhe pastaj ishte përpiluar raporti, pra fillimisht do të duhej që personi të merrte statusin e të pandehurit dhe pastaj do të ishte e arsyeshme edhe caktimi i një mbrojtësi për të pandehurin për një veprim kaq të rëndësishëm procedural, krejt kjo me qëllim të balancimit të palëve në procedurë, siç është shprehur GJEDNj në disa vendime të saj:, “…se duhet të ketë barazi të krahëve ndërmjet prokurorisë dhe mbrojtjes…” rasti Jasper & Britanisë së Madhe nr.27052/95&51, për të vazhduar tutje se: “… parimi i barazisë së krahëve kërkon një balancë të drejtë midis palëve ku secilës palë duhet t’i jepet mundësia e arsyeshme për të paraqitur çështjen e saj në kushte që nuk vendosin atë në disavatazh të konsiderueshëm vis-a-vis kundërshtarit të saj…”- Batsanina & Rusisë nr.3932/02&22.

Përndryshe kjo qasje e balancimit të palëve kërkohet në të gjitha fazat e procedurës penale: “…një gjykim i drejtë nuk do të thotë se neni nuk zbatohet në procedimet para gjyqësore…”- Imbrioscia & Zvicrës nr.36 Seria A nr.275, si dhe “…me qëllim që e drejta për një gjykim të drejtë të qëndrojë sa duhet praktike dhe efektive neni 6&1 kërkon që si rregull avokatit t’i jepet akses që në hetimin e parë të dyshuarit nga policia, përveç nëse është e demonstruar nën dritën e rrethanave të veçanta të çdo çështje që ka arsye bindëse për të kufizuar këtë të drejtë…”- Salduz& Turqisë nr.36391/02 &50, 55, e që sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës ky balancim nuk ka ndodhur në rastin konkret.

Përkundër këtyre që u ceken më lartë edhe sikurse të mos ishte vërtetuar me saktësi të plotë mos shkuarja e të pandehurit në ZRC, kjo rrethanë nuk mund ta ndërlidh me automatizëm të pandehurin me kryerjen e veprës penale.”

Në vendimin për lirim, Supremja ka arsyetuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur të vërtetojë nëse kryerësi i veprës penale është Naser Pajazitaj pasi që në këtë çështje nuk ka pasur prova të drejtpërdrejta por ka pasur prova rrethanore

Aktgjykimi ndaj Naser Pajazitajt, sipas Supremes ka kaluar afatet kohore të përcaktuara me Kodin e procedurës penale dhe provat e administruara janë interpretuar në mënyrë të gabueshme duke nxjerrë konkludime të gabueshme e kështu duke shkuar në dëm të të dënuarit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave në vitin 2018 e kishte liruar Pajazitajn nga akuzat, por me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, që mishte marrë vendim që çështjen ta kthejë në rigjykim.

Pas rigjykimit, Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, vendim ky i cili në muajin korrik të vitit 2019 edhe ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

/GazetaSinjali/