Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin për qytetarë dhe automjete me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.
Qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve nga 24 marsi në këto orare:
Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.
Vendimi është votuar në mbledhjen e qeverisë e cila është mbajtur në formë virtuale.
Të dielën këto masa i kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Gazeta Sinjali/