Qeveria e Kosovës me anë të një mbledhje elektronike miratoi sot katër vendime.
Njëra nga vendimet e miratuara ishte edhe Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Pas kësaj, ka reaguar ministri i financave, Hekuran Murati, i cili ka dhënë detaje rreth këtij Projektligji.
Sipas tij, me këtë projektligj tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e farurave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.
Ndër të tjerash, Murati tha se Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:
- lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;
- kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;
- zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe
- fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.
Postimi i plotë: