image Vendimi i Qeverisë në detyrë për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes së lirë

Kosovë

Dokument/ Vendimi i Qeverisë në detyrë për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes së lirë

news image

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia që të ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes së lirë.

Sipas vendimit të qeverisë në detyrë, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)./Gazeta Sinjali/