Administrata Tatimore ka njoftuar se ka shënuar 28.1% rënie të të hyrave, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa 26.2% rënie krahasuar me projeksonin e planifikuar.
“Gjendaj aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milionë euro, që i bie se kemi rënie për 26.2% nëse e krahasojmë me planin. Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Kjo rënie, sipas Administratës Tatimore është shkaktuar nga vendimi i qeverisë në detyrë, përmes të cilit periudha për pagesa të detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale është zgjatur deri me 15 maj 2020, si dhe pagesa e kësteve tremujore është zgjatur deri me 30 qershor 2020. /Gazeta Sinjali/
Njoftimi i plotë i ATK-së:
Të hyrat nga ATK në kohë pandemie
Administrata Tatimore e Kosovës përkundër gjendjës emeregjente shëndetësore në vend, është duke u angazhuar në vazhdimësi në zhvillimin e aktiviteteve të saj, në mënyrë që të realizoj objektivat e parapara. Mirëpo, ndikimi i pandemisë COVID 19, po rezulton dukshëm me rënje të inkasimit të të hyrave sipas projeksioneve të planifikuara, pasi që me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, periudha për pagesa të detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale është zgjatur deri me 15 maj 2020, si dhe pagesa e kësteve tremujore është zgjatur deri me 30 qershor 2020 .
Gjendaj aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milion euro, që i bie se kemi rënje për 26.2% nëse e krahasojmë me planin. Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%.
Vlen të theksohen se ATK ka pas një performancë të shkëlqyer të të hyrave, ku për periudhën 01 janar deri me 17 mars 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 , kemi pasur rritje prej 11.2 % , si dhe për të njëjtën periudhë kemi pasur tejkalim të planit për 3.62%.
Po ashtu, ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryrje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga corona virusi për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikmëri ky vendim, ATK ka ulur në minimun aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020.
Gjithashtu, janë zhvilluar edhe një mori aktivitetesh tjera në funksion të përkrahjes së masave të qeverisë, të cilat janë ndërrmar me qëllim të luftimit dhe parandalimit të COVID 19.
ATK uron që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të gjitha bizneset e vendit t’i kthehen normalitetit të punës, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të kemi ekonomi të qëndrueshme.