Ministria e Drejtësisë është deklaruar lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Nëpërmjet një postimi, ministria në fjalë ka paralajmëruar konferencë për media gjatë ditës së nesërme, në orën 12:00.
“Lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në ora 12:00, do të mbajë konferencë për media.” – thuhet në njoftim.