image Vendimi i Kushtetueses - Nagavci: Një popull nuk i nështrohet një njeriu

Politikë

Vendimi i Kushtetueses – Nagavci: Një popull nuk i nështrohet një njeriu

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci ka thënë se një shtet nuk i nënshkrohet një njeriu, duke publikuar një foto nga “testi i protestës” së sotme të Lëvizjes Vetëvendosje ku shihet pankarta gjigante me mbishkrimin “duam zgjedhje”.

“Kur një popull s’i nënshtrohet një njeriu, atëherë aq më pak një shtet. Se shteti është për popullin e populli tashmë është ngritur për veten e vet”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/