image Vendimet që u morën sonte për masat parandaluese nëpër komuna

Kosovë

Dokument/ Vendimet që u morën sonte për masat parandaluese nëpër komuna

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot gjatë konferencës bëri të ditur se tash e tutje Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimet për masat e reja parandaluese ndaj pandemisë në bashkëpunim me të gjitha komunat.

Gazeta Sinjali ka siguruar vendimet e marra nga kjo ministri lidhur me orarin e qarkullimit të qytetarëve dhe veturave përgjatë pandemisë.

Në shumicën prej komunave orari i qarkullimit është i njëjtë nga ora 06:00 deri në ora 17:00.

Vendimet për secilën komunë veç e veç hyn në fuqi që nga dita e nesërme dhe vlejnë deri në një vendim tjetër.

Këto vendime erdhën pasi që Gjykata Kushtetuese kishte shpallur të paligjshëm vendimin e qeverisë për masat dhe i kishte dhënë afat deri me datë 13 prill, pra deri nesër./ Gazeta Sinjali/