Vendimet e paraqitura mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, sot kanë shkaktuar tollovi nëpër qytete.
Nga incizimet që vijnë nga Ferizaj e Gjilani, shihen me qindra qytetarë duke pritur pranë bankomateve.
Ky rend në afërsi të bankave duket i frikshëm pasi nuk po respektohet distanca sociale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, e gjithashtu vërehen edhe shumë qytetarë pa pajisje mbrojtëse si maska dhe doreza.
Në videon që vjen nga Ferizaj shihen qytetarë të shumtë atër bankomateve, teksa disa prej tyre qëndrojnë edhe në rrugë.
Në Gjilan, radhë qindra metra të qytetarëve shihen në trotuarin përreth një bankomati.
Mbrëmë, qeveria prezantoi masat e reja rigoroze për parandalimin e koronavirusit.
Me vendimet e reja qe hyjnë në fuqi nesër, personat mbi 16 vjeç do të mund të dalin nga shtëpia 90 minuta në ditë (vetëm për nevoja elementare), ndërsa orari i qarkullimit është përcaktuar në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim. /Gazeta Sinjali/