image Vendimet e fundit nga bordi i FBK-së, caktohet palestra për duelin mes Kosovës e Norvegjisë

Basketboll

Vendimet e fundit nga bordi i FBK-së, caktohet palestra për duelin mes Kosovës e Norvegjisë

news image

Bordi i Federatës të Basketbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje dje në Prishtinë, ku ka diskutuar për projektet e kësaj federate për vitin 2022, shkruan Sinjali Sport.

Një nga nëntë vendimet është caktimi i palestrës për duelin mes Kosovës dhe Norvegjisë. Sipas këtij vendimi, ky duel do të zhvillohet më 27 shkurt 2022 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Këto janë vendimet nga mbledhja e fundit e bordit:

  1. E ka riemëruar për një mandat shtesë (4 vjeçar) Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.
  2. E ka miratuar Raportin e Punës për ecurinë e implementimit të Planit Strategjik të FBK-së (2021-2025) për nëntë mujorin e parë të vitit 2021.
  3. I ka miratuar propozim ndryshimet në Statutin e FBK-së (përfshirjen e SPOC personit në Statut me kërkesë të FIBA-s).
  4. Ka vendosur të hap konkursin për organizimin e FINAL 8 Kupës së Kosovës 2022 prej 3 deri më 13 Janar 2022.
  5. E ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2021.
  6. E ka miratuar Planin e Veprimit 2022.
  7. E ka miratuar Planin e Marketingut 2022.
  8. E ka miratuar Planin Financiar 2022.
  9. Ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

/Gazeta Sinjali Sporti/