image Vendet që po e ndihmojnë me armë Ukrainën

Botë

Vendet që po e ndihmojnë me armë Ukrainën

news image

Teksa luftimet në mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar edhe ndihma me armë dhe mjete të tjera për ukrainasit nuk po mungon.

Shumë shtete të ndryshme kanë dërguar armë dhe mjete të tjera, e disa shtete të tjera kanë premtuar se ditëve në vijim do të dërgojnë armë për ushtarët ukrainas, raporton Gazeta Sinjali.

Janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato të cilat vazhdimisht po e ndihmojnë Ukrainën, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

 “Ne kemi vazhduar të dërgojmë ndihmë për ukrainasit, edhe pasi hapësira ajrore është bërë e diskutueshme dhe e kontestuar, dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë vende shtesë për ta bërë këtë,” tha zyrtari në një telefonatë me gazetarët.

Shteti tjetër që premtoi ndihmë me armë për Ukrainën është Franca.

Zyra e Presidentit Macron deklaroi se Franca do të dërgojë armë dhe karburant për forcat ukrainase, raporton Reuters. Po ashtu, ata thanë se do të ndërmarrin gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Mbështetjen ushtarake për Ukrainën e konfirmoi edhe Holanda. Ndihma e tyre përfshin 200 raketa Stinger dhe 50 armë anti-tank Panzerfaust-3 me 400 raketa.

Stingers mund të përdoren kundër avionëve dhe helikopterëve me një distancë deri në 5 km.

Raketa për Ukrainën do të dhurojë edhe Gjermania. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

Zelensky shkroi: “Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e granatëshedhësve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!”

Vendet e tjera që premtuan ndihmë ushtarake për Ukrainën janë Republika Çeke dhe Portugalia.

/GazetaSinjali/