image Vendet e G7 miratojnë 5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Botë

Vendet e G7 miratojnë 5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

news image

Ukraina do të marrë 5 miliardë dollarë të tjera ndihmë nga vendet e G7, sipas kryeministrit të Ukrainës Denys Shmyhal.

Ai tha se marrëveshja ka ardhur nga takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Zvicra gjithashtu do të angazhojë 2 miliardë dollarë gjatë gjashtë viteve dhe Danimarka do të krijojë një fond special me vlerë 1 miliard dollarë.

Sipas Shmyhal, Spanja, Irlanda, Japonia, Lituania, Letonia, Islanda dhe Holanda do të ofrojnë gjithashtu mbështetje shtesë për Ukrainën.

“E gjithë kjo do të na ndihmojë të fitojmë dhe të sigurojmë stabilitetin e ekonomisë sonë”, tha Shmyhal.

/GazetaSinjali/