Gjermania, Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Italia, Holanda dhe Portugalia ofruan mbështetjen e tyre politike në krijimin e një misioni evropian të mbikëqyrjes detare në ngushticën e Hormuzit (EMASOH), njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.
Vendet e shpjegojnë vendimin e tyre me paqëndrueshmërinë aktuale në një rajon të rëndësishëm për paqen botërore.
“Gjatë vitin 2019, u vu re në Gji dhe në Ngushticën e Hormuzit një pasiguri në rritje dhe paqëndrueshmëri, që rezultuan në incidente të shumta detare dhe jodetare, si pasoja të intensifikimit të tensioneve rajonale”, shkruhet në deklaratën e tetë vendeve.
“Në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar, veçanërisht të Konventës së OKB-së për ligjin e detit, EMASOH do të sigurojë në terma konkretë rritjen e njohurive dhe mbikëqyrjen e situatës detare, duke vendosur mjete transporti shtesë mbikëqyrjeje në Gji dhe në Detin Arabik “, theksohet në deklaratën e përbashkët. /Gazeta Sinjali/