Vëllezërit nga Shqipëria, Arnold dhe Artan Balla kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme akrobacioni në “America’s Got Talent”.
Arnoldi, 25 vjeç dhe Artani, 20 vjeç, me performancën e tyre, e lanë pa fjalë publikun dhe jurinë.
Ata arritën t’i sigurojnë tri “PO”, për rundin tjetër.
“America’s Got Talent” zbulon talentët e të të gjitha moshave – këngëtarë, kërcimtarë, magjistarë, komikë, muzikantë dhe më shumë – shfaqen para gjyqtarëve të famshëm të cilët vendosin se cilët garues vazhdojnë në garë çdo javë.
Më poshtë e gjeni videon e performancës së vëllezërve Balla: