image Vëllezërit binjakë humbin jetën nga COVID-19 në Itali

Evropë

Vëllezërit binjakë humbin jetën nga COVID-19 në Itali

news image

Togeri, Michelangelo Sansipersico 56-vjeçari nga Bari të Italisë vdiq për shkak të ndërlikimeve të pneumonisë së koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, në mars ai humbi vëllain e tij binjak nga COVID-19 dhe tani virusi famëkeq i merr jetën edhe atij.

Si për rastësi tragjike, të dy vëllezërit i kishin shërbyer zonës së Toritto në Bari si karabinierë.

“Në gati dyzet vite shërbim, Michelangelo Sansipersico i shërbeu vendit të tij në heshtje me përkushtim, sakrificë dhe përkushtim, derisa virusi e largoi atë. Gjatë viteve ai ka qenë një pikë e fortë referimi për një mori kolegësh. gruaja dhe djali, të cilët vajtojnë për humbjen”, shkruhej në mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale. /Gazeta Sinjali/