image "Vëllezër e motra", Zelensky falënderon Poloninë për ndihmën

Botë

“Vëllezër e motra”, Zelensky falënderon Poloninë për ndihmën

news image

Kur ke dikë që të lëndon, është shumë e rëndësishme të kesh dikë që të ofron shpatullën e tij që të mbështetesh”, thotë presidenti i Ukrainës në një video mesazh të ri drejtuar homologut të tij polak Andrzej Duda dhe popullit polak.

Ai thotë se teksa pushtimi rus po fillonte muajin e kaluar, “nuk kisha dyshim… kush do të më thoshte “Vëlla, populli yt nuk do të gjendet vetëm kundër armikut”.

Duke e quajtur popullin polak “vëllezër dhe motra“, ai tha se të dy vendet “kishin formuar një bashkim jashtëzakonisht të fortë“.

Më shumë se gjysma e 2.5 milionë ukrainasve që kanë ikur nga lufta deri më tani janë evakuuar përtej kufirit perëndimor në Poloni. /GazetaSinjali/