image Vëllau e bën për spital vëllaun për shkak të një prone në Suharekë
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Vëllau e bën për spital vëllaun për shkak të një prone në Suharekë

news image

Dy vëllëzër kanë përfunduar në dy vende të ndryshme dje në Suharekë. Njëri në spital e tjetri në mbajtje.

Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, vëllau e ka sulmuar fizikisht vëllaun për shkak të një prone.

“Suharekë 01.01.2020-14:55.  Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, e ka sulmuar fizikisht  vëllain e tij viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/