image Mobilizohen aktivistët e VV-së, bëjnë thirrje për t'i mbyllur gojën kritikës dhe mendimit ndryshe

Kosovë

Reagimet/ Mobilizohen aktivistët e VV-së, bëjnë thirrje për t’i mbyllur gojën kritikës dhe mendimit ndryshe

news image

Vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, Fitim Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, po bën thirrje që shkrimi i fundit i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për idenë e shpalljes së gjendjes së jashtëzaonshme, t’i reagohet me ‘angry'(inatosje).

Shkrimi i fundit i Isa Mustafës, iu ka penguar mbështetësve të kryeministrit Kurti dhe të partisë Vetëvendosje, pasi që përmes thirrjeve për reagim të inatosur dhe “raportim” direkt në faqen e Facebook-ut, ata po synojnë që t’i fshihet postimi kryetarit të LDK-së, por mbi të gjitha, kjo tregon qartë mos respektimin e lirisë së shprehjes, raporton Gazeta Sinjali.

E një thirrje e tillë ka bërë edhe një tjetër aktivist ku kërkon që të raportohet shkrimi i Isa Mustafës për “Fake News” dhe “Report Hate Speech”, duke theksuar që kështu po dëmtohet qeverisja e Kurtit.

Një grup i madh i aktivistëve të Vetëvendosjes janë organizuar edhe duke bërë thirrje masive ndaj personave të tjerë që të hynë në një grup për të mbështetur kryeministrin.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj me zëdhënësin e Vetëvendosjes, për të marr një prononcim lidhur me reagimet e tilla të aktivistëve të VV-së, por nuk ka qenë i qasshëm./ Gazeta Sinjali/