image "Frikacakë e pakurrizorë", Pacolli akuzon dhe ofendon opozitën, thotë se janë kundër shtrirjes së sovranitetit

Politikë

“Frikacakë e pakurrizorë”, Pacolli akuzon dhe ofendon opozitën, thotë se janë kundër shtrirjes së sovranitetit

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në reagimin e saj të fundit në rrjetin social “Facebook” ka akuzuar ashpër opozitën duke thënë se të njëjtit janë kundër shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Reagimin e saj ajo e vazhdoi edhe me ofendime ku u shpreh se ata “kanë qenë e do të mbesin frikacakë e pakurrizorë”.

“Opozita është kundër shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit. Ata si në pozitë ashtu edhe në opozitë kanë qenë e do të mbesin frikacakë e pakurrizorë”

Më pas ajo shtoi se Qeveria Kurti do të vazhdojë punën e saj dhe se shtrirja e sovranitetit, sundimi i ligjit e demokracia nuk kanë alternativë.

/GazetaSinjali/