Vëllau i heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, Jashar Ramadani është punësuar në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit.
Jashar Ramadani është emëruar shef i stafit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kryetari i nëndegës së LDK-së në Arbanë të Prizrenit, Arsim Hoxhaj është emëruar këshilltar i ri i ministrit Quni.
Ofertë për punë në këtë kabinet ka patur edhe ish-ministri, Rrustem Berisha, por që ende nuk ka patur përgjigje rreth ofertës së ministrit Quni.