image Vëllai bashkë me gruan i rrah dy motrat e tij

Siguri

Vëllai bashkë me gruan i rrah dy motrat e tij

news image

Dy viktima kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij, njofton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc, dje rreth orës 11:52.

“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vëllai dhe bashkëshortja e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ty dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali