Dy viktima kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij, njofton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc, dje rreth orës 11:52.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vëllai dhe bashkëshortja e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ty dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/