image Veliu: Unë kam hangër plumba për LDK-në, Lumiri ka shkruar kolumne kundër saj

Politikë

Veliu: Unë kam hangër plumba për LDK-në, Lumiri ka shkruar kolumne kundër saj

news image

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, nuk e sheh vetën fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë. Sipas tij,  nga kjo humbje shihet se ai ka qenë faktor.

Unë nuk jam fajtor, por po shihet që jam faktor. Agim Veliu është themelues i degës, 5 herë i zgjedhur kryetar, 3 herë ministër, 3 herë deputet, nënkryetar i LDK-së anëtar i këshillit të përgjithshëm. Kryesia e LDK-së, pas një kontributi 31 vjeçar me i dhanë një certifikatë të tillë të pamoralshme për kontribut, kjo është nënçmim për LDK-në dhe për çdo anëtar atje që e ka votu LDK-në”, shtoi ai.

Veliu thotë se për një kontribut 30-vjeçar, ai ka marrë një certifikatë nga dikush që me vite të tëra ka shkruar kolumne kundër LDK-së, duke aluduar në liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka përmendur edhe plagosjen që i ka ndodhur siç thotë ai për aktivitetet politike në LDK.

Edhe është një mesazh i keq për ato gjenerata të reja që LDK-ja i fton të bëhen pjesë e LDK-së. Ata mund ta marrin shembull e një kontribuues 30 vjeçar, themeluesi, një njeri që ka hangër edhe rreh para lufte nga Policia Serbe, ka hangër edhe plumba menjëherë pas lufte për aktivitet politik për LDK-në, pra t’i jepet një certifikatë e tillë nga kush, nga njerëzit që nuk e kanë pas asnjë kontribut dhe me vite të tëra kanë bërë kolume kundër LDK-së”, tha Veliu në RTV Dukagjin.

/GazetaSinjali/