Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë në bisedime rreth kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Veliu u shpreh se do të arrijnë në një konsensus dhe do të dalin me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Ai bëri të ditur se ai nuk është njëri nga ta, por nuk e mohoi që kandidat mund të jetë Kujtim Shala.
“Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati. Besoj që atë konsensus do ta arrijmë pa problem dhe do të kandidojmë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem. Por, mund të jetë edhe ai që ju po e përmendni (Kujtim Shala), është një njeri i respektuar”, tha Veliu në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/