Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot është emëruar Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.
Në këtë detyrë si koordinator, Veliu u emërua në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Më këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë detyrë, Veliu do të bashkëpunojë me kryeministrin Avdullah Hotin, duke e këshilluar kryeministrin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit.
“Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit do të jetë përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit./ Gazeta Sinjali/