image Veliu: Pas 40 ditësh s'ka Qeveri Kurti, për Vjosa Osmanin do të shpalos fakte tjera

Kosovë

Deklaratë/ Veliu: Pas 40 ditësh s’ka Qeveri Kurti, për Vjosa Osmanin do të shpalos fakte tjera

news image

Nëse ajo vazhdon të merret me mua, unë do të shpalos edhe gjëra tjera. 

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se shumë shpejt nuk do të ketë më Qeveri Kurti.

Ai ka thënë se aktivistët e LVV-së pas 40 ditëve do të kthehen të sulmojnë me gurë pasi nuk do të ketë më qeveri me Albin Kurtin kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi e akuzoi kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin se është bërë bashkë me LVV-në për ta sulmuar LDK-në, Veliu tha se do të publikojë “fakte tjera të reja nëse ajo vendos me u marrë me mua prapë”.

“Unë kam thënë fakte të gjalla. Nëse ajo mundet me i demantu, le t’i demantojë. Në shkrimin tim nuk ka pasë asgjë të pavertetë”, ka thënë Veliu në një lidhje telefonike në T7, duke paralajmëruar se “do të shpalosi fakte plot”.

Veliu theksoi se LDK është e gatshme që ta formojë qeverinë e re. /Gazeta Sinjali/