Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, duke folur për mocionin e mosbesimit në kohë të pandemisë ka thënë se Agim Veliu i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurti ‘si armë për vetëvrasje’ dhe vetëvrasjen e ka kryer Kurti.
“Veliu i ka shërbyer si armë për vetëvrasje kryeministrit, pse ka bërë vetëvrasje -kryeministri e di më së miri”, tha Muhaxheri në një lidhje direktë në T7, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në momentin që e ka shkraku Veliun ai e ka shkraku edhe vetëvetën”, shtoi Muhaxheri.
Kryetari i Pejës tha për shefin e Qeverisë se ka menduar që e qet para aktit të kryer Lidhjen Demokratike, ‘besoj ka qenë i vetëdijshëm se ky akt nuk mund të tejkalohet’, u shpreh ai.
Muhaxheri tha se ka qenë përkrahës i koalicionit dhe ka besuar që partneri i koalicionit ka me qenë i vetëdijshëm që bashkëqeverisja të shkojë më tepër se katër vjet. /Gazeta Sinjali/