image Veliu: Albin Kurti më shkarkoi në koordinim me “shoqen” e tij

Politikë

Veliu: Albin Kurti më shkarkoi në koordinim me “shoqen” e tij

news image

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se Vjosa Osmani ka lobuar që të gjejë sa më shumë persona brenda LDK-së që të dalin kundër qëndrimeve të partisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Veliu ka shtuar se ai ka qenë kundër koalicionit me VV-në, por, sipas tij ishte vendim i organeve të partisë që ai të merrte dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministritë në atë kohë janë ndarë me njëfarë shorti dhe LDK ka menduar se unë mund të japë kontribut në atë resor pasi përfshihej edhe Administrata Publike. Unë për shkak të përvojës disavjeçare në krye të Komunës së Podujevës u përzgjodha në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Albin Kurti e ka ditur saktësisht se nëse shkarkohet bie qeveria.

Shkaktari kryesor i rrëzimit të Qeverisë Kurti ishte vet Kurti. Shkarkimi im ishte vetëm një pretekst. Ai e ka ditur saktësisht se shkarkimi im e rrëzon qeverinë, këtë ndoshta e ka bërë në koordinim me shoqen e tij [Vjosa Osmanin]. Ai e ka ditur që LDK nuk mund ta pranojë këtë nënçmim”, tha Veliu në TV Dukagjini./Gazeta Sinjali/