image Veliu - Abdixhikut: Je tepër i vogël t’ua mbyllësh derën gardianëve të vërtetë që ndërtuan LDK-në e madhe

Politikë

Veliu – Abdixhikut: Je tepër i vogël t’ua mbyllësh derën gardianëve të vërtetë që ndërtuan LDK-në e madhe

news image

Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Agim Veliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili tha se do t’ua mbyll derën atyre që s’kanë më çka i japin kësaj partie.

Veliu u kundërpërgjigj duke thënë se Abdixhiku hyri nga dritarja në LDK.

“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet.

Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaSinjali/