image Velipoja nuk ka krizë/ Fluks pushuesish, kosovarët i qëndrojnë besnik kësaj pike turistike

Shqipëri

Velipoja nuk ka krizë/ Fluks pushuesish, kosovarët i qëndrojnë besnik kësaj pike turistike

news image

Këtë sezon turistik në Velipojë nuk ka krizë, përkundrazi operatorët turistik flasin për një fluks pushuesish.

Çmimet normale për periudhën në të cilën ndodhemi dhe cilësitë që të ofron ky plazh kanë bërë që shqiptarët, emigrantët dhe pushuesit nga Kosova t’i qëndrojnë sërish besnik kësaj pike turistike.

Ndërkohë që të tjerët sfidojnë temperaturat e larta duke u larë në bregdet, Marjani i vogël ka vendosur të punojë, shkruan tch.

Edhe operatorët turistik e pranojnë se sezoni është i suksesshëm.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit bashkia e Shkodrës i ka kushtuar më shumë vëmendje Velipojës, duke ofruar edhe një plazh me të pastër.

/GazetaSinjali/