image Vedat Muriqi i interesuar të luaj nën urdhrat e Jose Mourinhos

Futboll

Sport/ Vedat Muriqi i interesuar të luaj nën urdhrat e Jose Mourinhos

news image

Vedat Muriqi ka qenë i lidhur me një kalim në Premierligë kohëve të fundit, derisa ka zëra se ofertat janë refuzuar prej klubi nga Stambolli.

Mediumi turk raporton se sulmuesi i Kosovës i ka treguar agjentit të tij se fokusi i tij kryesor është tani ta fitojë titullin me Fenerbahçen, por që e mirëpret interesimin nga Tottenhami.

Siç raporton mediumi turk “Aksam”, sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi i ka treguar agjentit të tij se do të donte të punonte me trajnerin Jose Mourinho pas interesimit të Tottenhamit.

“Synimi im i vetëm është të bëhem kampion me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane”, i ka thënë Muriqi agjentit të tij.

“Këto oferta më bëjnë mua të lumtur. Sidomos ajo e Tottenhamit. Do të doja të punoja me Mourinhon, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahçen”, janë fjalët e Muriqit sipas këtij mediumi.

Fenerbahçe kërkon 25 milionë euro për sulmuesin e Kosovës dhe klubi turk do të ishte i lumtur për ta shitur atë me këtë çmim pasi dihet se e ka transferuar lojtarin për 3.5 milionë euro në verën e kaluar.