image “Veç sa te desh uniformen, kom me t’vra”/ Mitrovicasi kërcënon policin që s’e la të kalojë në rrugën e bllokuar

Siguri

“Veç sa te desh uniformen, kom me t’vra”/ Mitrovicasi kërcënon policin që s’e la të kalojë në rrugën e bllokuar

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur një zyrtar policor i cili kishte dalë të drejtojë trafikun në rrugën ‘Xhevat Isufi’ në Mitrovicë.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur për shkak se në rrugën në fjalë po kryheshin punime në rrjetin elektrik dhe për pasojë rruga ishte bllokuar për qarkullim.

E jo si duket e ka nervozuar 61-vjeçarin i cili dyshohet të ketë kërcënuar policin që s’e la të kalonte duke i thënë se do ta vrasë posa ta heqë uniformën e Policisë së Kosovës.

Menjëherë pas kryerjes së veprës, i dyshuari është larguar me veturën e tij, e më pas është paraqitur në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policor, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

/GazetaSinjali/