Shërbimet e telefonisë mobile të kompanisë publike “VALA” kanë për misioni shtrirjen e rrjetit në tërë territorin e Kosovës, megjithëkëtë në disa vende prej vitesh nuk po mund t’ia dalin, madje në disa fshatra tanimë është komplet e papërdorshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Dje gjatë ditës u raportua për probleme për të shfrytëzuar internetin 3g/4g të operatorit “Vala”.
Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja ka pranuar se kanë pasur disa probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.
Ai gjithashtu deklaroi se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa theksoi se së shpejti do të tejkalohet dhe shtoi se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjeve, mirëpo vetëm interneti 3g/4g.
“Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare janë duke u marrë me problemin dhe shpejt do të tejkalohet”- tha Lepaja.
Mirëpo njëjtë nuk thonë edhe qytetarët e Kosovës të cilët paguajnë për t’u shërbyer me “VALA-n”.
Në pyetjen e Sinjalit adresuar lexuesve të tij në rrjetin social “Facebook”, ku për 10 orë janë përgjigjur rreth 500 lexues, ata u shprehen tejet të zhgënjyer, ndërsa komente pozitive pati jashtëzakonisht pak.
Disa nga komentet:
Gjithashtu, Sinjali pyeti edhe lexuesit në Viber, ku 90 për qind e tyre nga 127 votuesit u shprehen të pakënaqur me shërbimet e Operatorit Telefonik “VALA”. Kurse, 10 për qind e pjesëmarrësve në sondazh, shprehen të kënaqur me shërbimet e “VALA-s”.
Ankesat e dërguara në Viber.