image Vdiq nën gjurin e policit për 20 dollarë

Botë

Vdiq nën gjurin e policit për 20 dollarë

news image

Kanë dalë detaje të reja që e bëjnë edhe më tronditëse ngjarjen e rëndë në Minneapolis të SHBA-së, ku një afroamerikan vdiq pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.

Kryetari i Minneapolis deklaroi në një intervistë se sipas të dhënave të fundit 46-vjeçari George Floyd u arrestua pasi tentoi të paguante me një kartmonedhë 20 dollarëshe false në një dyqan, transmeton Gazeta Sinjali.

Babai i dy fëmijëve vdiq mbrëmjen e së hënës pasi gjatë ndalimit nga policia, një ndër efektivët ia vendosi gjurin në qafë duke e lënë pa ndjenja. Ai ndërroi jetë pastaj në spital.

Kjo ngjarje e trishtë ka shkaktuar protesta të mëdha në qytetin e Minneapolis dhe në disa momente ato kanë qenë edhe të dhunshme.

Kjo ngjarje solli dhe reagimin e presidentit Donald Trump i cili premtoi se për këtë vrasje do të vihet drejtësia. /Gazeta Sinjali/