image Vdesin tre persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Kosovë

Vdesin tre persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për tri vdekje nga koronavirus për 24 orë në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341./ Gazeta Sinjali/