image Vdesin dy persona nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Rajon

Rajoni/ Vdesin dy persona nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

news image

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy persona.

“Njëri ishte 91 vjeçar që u hospitalizua para tetë ditëve dhe sot në mëngjes një pacient 31 vjeçar i cili kishte gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe bëri të ditur se në Maqedoni kemi 16 raste të reja me të infektuar nga koronavirusi dhe se numri në total i të prekurve është 257. Ai tha se dy persona tashmë për të dytën herë rezultojnë negativ në testimin për coronavirus.

“Dy pacientë nga klinika këtu në Shkup tashmë kanë testin e dytë negativ, dhe për pesë të tjerë pritet testimi i dytë, kështu që për 2-3 ditë do të lëshohen për shërim shtëpiak”, shprehet Filipçe.