image Vidhet auto-ambulanca, policia e gjen pas 4 orëve

Rajon

Vidhet auto-ambulanca, policia e gjen pas 4 orëve

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njofton se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 3:40 është raportuar se është vjedhur auto-ambulanca “Toyota” në Koçani.

Nga MPB tregojnë se vetura është gjetur pas rreth katër orëve.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, zyrtarët policorë nga Koçanit kanë gjetur veturën në ora 08:30 në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Koçani dhe i është kthyer Shërbimit Emergjent Mjekësor”, njoftojnë MPB-ja.

Më tej në njoftim thuhet se për ngjarjen është njoftuar prokurori publik ku edhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

/GazetaSinjali/