image Vdesin dy persona nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Vdesin dy persona nga COVID-19 në Kosovë

news image

Sonte betejën me koronavirusin e kanë humbur dy persona në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar infektologu Murat Mehmeti, i cili thotë se viktimat janë të gjinisë mashkullore, të moshës 70-vjeçare.

Tutje, Mehmeti tregoi për gjendjen në Klinikën Infektive duke thënë se nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe disa pacientë janë në gjendje të rëndë që po luftojnë me jetën e tyre.

“Po, sonte kanë vdekur dy persona nga COVID-19. Janë të gjinisë mashkullore dhe rreth të 70-ave. Ndërkohë që janë disa pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë dhe që po luftojnë me vdekjen. Kurse gjendja në Klinikën Infektive është në kapacitetet e saj edhe pse nuk ka mjaftueshëm shtretër”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 486 raste të reja me COVID-19 dhe 30 pacientë janë shëruar plotësisht nga kjo sëmundje infektive. /Gazeta Sinjali/