Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953. /Gazeta Sinjali/