image Vdesin dy pacientë nga COVID-19 që po trajtoheshin në Spitalin e Gjilanit

Shëndetësi

Vdesin dy pacientë nga COVID-19 që po trajtoheshin në Spitalin e Gjilanit

news image

Si pasojë e koronavirusit, dy persona kanë humbur jetën në Spitalin e Gjilanit, gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

S.H., 77-vjeçare nga Gjilani, ka vdekur mbrëmë, ndërkaq 60-vjeçari D.K., nga fshati Roganaj i Kamenicës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Po, dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. S.H. e lindur në vitin 1943 e cila po trajtohej qe tri javë në Spitalin e Gjilanit dhe D.K. i lindur në vitin 1960 nga Kamenica i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore”, përfundoi Haziri.

Ndërkohë, momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 328 raste aktive me koronavirus, kurse me fatalitet kanë përfunduar 630 persona. / Gazeta Sinjali/